Ambasadori i Francës Olivier Guerot, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë dhe pritjet e komunitetit ndërkombëtar për Kosovën e Serbinë në dialogun që po zhvillohet.
Diplomati nga Franca ka treguar se cilat janë mesazhet nga Franca dhe Gjermania për këto dy vende dhe çka pritet saktësisht nga palët.
Ambasadori Guerot ka treguar edhe për përfshirjen e Presidentit të shtetit të tij, Emmanuel Macron, në dialogun Kosovë – Serbi.
Intervista e plotë:
Telegrafi: Presidenti i Francës Emmanuel Macron së bashku me kancelarin e Gjermanisë Olaf Sholz në Moldavi javën e kaluar kanë takuar Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Cilat janë mesazhet e këtij takimi?
Olivier Guerot: Mesazhet kryesore që presidenti francez dhe kancelari gjerman i kanë përcjellë presidentes së Kosovës dhe të Serbisë janë:
– Nevoja për organizimin e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës ;
– Nevoja për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja lokale
– Nevoja për përparim drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Këto mesazhe janë përfshirë në deklaratën e 27 anëtarëve të Bashkimit evropian të publikuar fundjavën e kaluar, në të cilën ka edhe kërkesa specifike për qetësimin e situatës.
Telegrafi: Si e vlerësoni situatën e krijuar në veri të Kosovës ku u sulmuan gazetarët, ushtarët e KFOR-it dhe forcat e rendit?
Olivier Guerot: Situata në veri të Kosovës është shqetësuese. Kështu thonë edhe 27 vendet anëtare në këtë deklaratë. Dënojmë dhunën ndaj qytetarëve, gazetarëve, ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të shmangin çdo lloj dhune dhe të marrin masa për qetësimin e gjendjes. Kjo nënkupton në veçanti pezullimin e veprimeve të pakoordinuara të policisë kosovare pranë objekteve komunale dhe që kryetarët e rinj të ushtrojnë funksionet e tyre nga vende tjera. Kjo nënkupton edhe organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja dhe sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve. Për të siguruar këtë pjesëmarrje, kjo nënkupton fillimin pa vonesa të mëtejshme të punës për themelimin e asociacionit te komunave me shumicë serbe.
Telegrafi: Franca ka qenë e involvuar së fundi më shumë në dialogun Kosovë-Serbi, si e shihni zgjidhjen e këtij problemi?
Olivier Guerot: Presidenti Macron është i angazhuar vendosmërisht në dialogun Kosovë-Serbi, përkrah kancelarit Scholz, siç e tregoi këtë edhe në Kishinau. Ne jemi në kontakt të ngushtë dhe të rregullt me të gjitha vendet që, si ne, janë shumë të përfshira: brenda BE-së, në veçanti Italinë, dhe natyrisht me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Zgjidhja e këtij problemi kërkon masa afatshkurtra të përmendura më lart dhe ri-angazhimin e dy palëve në procesin e dialogut me synimin për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës e cila garanton sigurinë dhe pjesëmarrjen demokratike të të gjithë qytetarëve dhe i hap rrugën zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin dhe aneksit të saj. Kjo nënkupton veçanërisht fillimin pa vonesa apo parakushte të punës për themelimin e asociacionit.
Telegrafi: Çfarë pret komuniteti ndërkombëtar nga Kosova e Serbia në dialogun mes dy vendeve?
Olivier Guerot: Marrëveshja e Ohrit është e dobishme për të dy vendet dhe veçanërisht për qytetarët e tyre. Ky është një hap i rëndësishëm dhe angazhimet e të dy vendeve do të mundësonin lehtësimin e jetës së përditshme për të gjithë. Është thelbësore të vazhdohet kjo përpjekje me synimin e normalizimit. Prandaj, komuniteti ndërkombëtar pret që Kosova dhe Serbia të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse, t’i japin fund veprimeve të njëanshme, të marrin masa afatshkurtra për të siguruar qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe të ri-angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut, për të zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e saj. Ky është një kusht i qartë për integrimin në Bashkimin Evropian, si dhe për ndjekjen e reformave për integrimin korpusit ligjor, reforma të cilat janë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Telegrafi: Ju keni ardhur si ambasador në vitin 2022, cilat janë përshtypjet tuaja brenda kësaj periudhe?
Olivier Guerot: Kosova është një vend shumë i bukur, shumë tërheqës. Kam shumë kënaqësi që po e njoh dhe përpiqem të vizitoj të gjitha qytetet dhe të takoj sa më shumë njerëz, nga të gjitha komunitetet. Njerëzit janë të lodhur nga krizat dhe tensionet. Shumë prej tyre kanë anëtarë të familjes në diasporë në Zvicër, Gjermani, Francë apo gjetkë dhe prandaj ndjej një afërsi të madhe me vendin tim. Jam i bindur se e ardhmja e Kosovës është brenda Bashkimit evropian. Presidenti Macron ishte gjithashtu i qartë për vizionin tonë të zgjerimit gjatë fjalimit të tij të fundit në Bratisllavë. Kjo është edhe arsyeja pse dialogu duhet të rifillojë dhe të mos pengohet nga krizat e përsëritura. Sidomos jo nga një krizë që mund të ishte shmangur siç është rasti me krizën aktuale.
Telegrafi: Franca dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira, në cilat fusha mund të ketë bashkëpunim më të madh ndërmjet dy shteteve?
Olivier Guerot: Ne kemi marrëdhënie të thella, baza e së cilave është angazhimi i vendosur i Francës dhe ushtarëve të saj për të çliruar Kosovën gjatë luftës dhe më pas në kohën e pavarësisë së Kosovës. Është e rëndësishme të kujtojmë se Franca ka dëshmuar gjithmonë mbështetjen e saj të palëkundur në momentet vendimtare për Kosovën. Kuptohet se bashkëpunimi ynë është më shumë i orientuar drejt së ardhmes, sesa kujtimit të së kaluarës. Ne marrim pjesë në trajnimin e nëpunësve civilë në Kosovë, sepse duam një Kosovë funksionale, e cila një ditë mund të anëtarësohet në BE. Ne i shumëfishojmë lidhjet me një rajon në veri të Francës, të ngjashëm me Kosovën për nga territori. Zhvillojmë aktivitete shumë të larmishme edhe në fushën kulturore. Disa shembuj: ne kemi nënshkruar një marrëveshje për të lehtësuar bashkëprodhimin e filmave midis dy vendeve tona. Ne punojmë ngushtë me Ministrinë dhe profesorët e frëngjishtes për të ruajtur cilësinë e mësimit të frëngjishtes. Ne kryejmë gërmime arkeologjike në zonën e Ulpianës, afër Graçanicës, me arkeologë kosovarë të trajnuar në Francë. Për më tepër, dëshiroj që të ketë edhe më shumë studentë kosovarë në Francë, në të gjitha fushat.
Ftoj secilin student, secilin prind, të njihet me programet Erasmus+, të cilat lehtësojnë dhe ndihmojnë financiarisht këto shkëmbime. Universitetet franceze ofrojnë të gjitha kurset e mundshme, në frëngjisht sigurisht, por shumë shpesh edhe në anglisht. Aleanca franceze e Prishtinës mund t’u përgjigjet të gjitha kërkesave për informacion mbi këtë temë. Dhe së fundi do të doja të shtohen shkëmbimet ekonomike. Shoh me kënaqësi shumë vetura franceze në rrugët e Kosovës dhe produkte franceze nëpër dyqane. Tashmë ka investime të konsiderueshme franceze në Kosovë. Aeroporti i Prishtinës, për shembull, bashkë-menaxhohet nga një kompani turke dhe një kompani franceze. Ky është vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Ka kompani franceze që janë të gatshme të investojnë në fushën e energjisë së ripërtritshme. Ne punojmë për të lehtësuar këto investime sepse lufta kundër ndryshimeve klimatike u takon të gjitha vendeve, Kosovës gjithashtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës