Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka ngushëlluar për vdekjen e kryetarit të komunitetit bektashi në Kosovë, Baba Mumin Lama.
Abbott ka thënë se gjithmonë do të jetë falënderues për dijen që ai kishte ndarë me të.
“I trishtuar që mora lajmin për vdekjen e Baba Mumin Lama dhe dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen, sikurse për komunitetin bektashi. Gjithmonë do të jem mirënjohës për kohën që më kushtoi për të ndarë dijen dhe mençurinë e tij, sikurse shumë kolegëve të mi në Ambasadë, gjatë vizitës në Gjakovë”, ka shkruar Abbott në Tweeter.
I was very sad to learn of the passing of Baba Mumin Lama and would like to express my deepest condolences to his family, as well as to the Bektashi Community. I will always be grateful for the time that he took to share his knowledge and wisdom with us, on our visits to Gjakova. pic.twitter.com/1soNX74PpA
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) January 26, 2021
Për vite me radhë Baba Lumin Lama udhëhoqi Teqen e Bektashinjve në Gjakovë. /Telegrafi/