Ambasada amerikane në Shkup: Jemi të shqetësuar me vendimin e kryetarit Ivanov

Ambasada amerikane në Shkup ka shprehur shqetësimin e saj për vendimin e fundit të kryetarit Gjorge Ivanov për t'i ndërprerë të gjitha proceset gjyqësore ndaj politikanëve në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga ambasada thonë se janë në pritje të sqarimeve të mëtutjeshme, megjithatë thonë se deklarata e kryetarit ka shkaktuar shqetësim serioz për përkushtimin e Maqedonisë në sundimin e ligjit.
Ndërkaq në sqarimin e tij, Ivanov tha se vendimin e ka sjell vetvetiu, pasi që marrëveshja e Përzhinos nuk i ka dhënë rezultatet e dëshirueshme, që d.m.th se shteti vazhdon të jetë në krizë politike, që nuk duket se do të përfundojë edhe pas zgjedhjeve të parakohshme./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































