LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: I mbështesim fuqimisht bujqit

Alternativa: I mbështesim fuqimisht bujqit

Duke parë gjendjen në resorin e bujqësisë, ku çmimi i shitjes nuk arrin ta përballojë koston e prodhimit, Alternativa konstaton se bujqit përfundimisht detyrohen ta braktisin profesionin e tyre.

“Siç tashmë e di opinioni që merret me këtë dikaster, çmimi për një kilogram grurë momentalisht blihet për 12 den./kg nga blerësit e regjistruar, që është edhe kusht për marrjen e subvencioneve të fermerëve nëse nuk i shesin te këta blerës. Por, duke iu referuar analizave të Institutit të Bujqësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, si dhe duke u thirrur në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, del se çmimi i përcaktuar i prodhimit të grurit është 19 den/kg dhe çmimi i prodhimit të elbit 14.8 den./kg.

Kjo është kostoja reale e përllogaritur në kg për këtë vit që fermerët e kanë pasur, gjë që nënkupton se ata duhet të punojnë me humbje.


Të shtyrë nga kjo, si dhe nga kërkesat e shpeshta të fermerëve, bëjmë thirrje që çmimi për subvencionim të drithërave të rritet. Përveç kësaj, shteti duhet të marrë masa që ta blejë drithin për rezervat shtetërore, me qëllim të ruajtjes së qëndrueshme të çmimit të prodhimit. Po ashtu shteti duhet të ndërhyjë me Fondin-Intervenues në Ministrinë e Bujqësisë, që të japë subvencione shtesë për harxhimet e përgjithshme që kështu të arrihet çmimi i merituar dhe t’u dilet në ndihmë këtyre fermerëve”, thuhet në kumtesën e Alternativës.

Pavarësisht kësaj, theksojnë nga atje, do të vazhdojmë të kujdesemi për bujqit dhe ta ngrejë zërin institucional për t’i mbrojtur interesat e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori