Alpinistja Uta Ibrahimi: Ajri i ndotur ma përgjysmon kapacitetin tim të vrapimit apo të trajnimeve të tjera

Shumicën e kohës ajri është i ndotur jo vetëm prej Obiliqit, por edhe prej shtëpive dhe makinave
Për një alpiniste si Uta Ibrahimi natyrisht që cilësia e ajrit është me rëndësi, dhe në këtë aspekt BB Green e ka pyetur Utën se si është jeta e saj në mes vrapimit në natyrë dhe vrapimit urban.
“Jeta është shumë e bukur atje, jo vetëm për faktin që pamjet janë shumë të bukura, mirëpo ajri është shumë i pastër dhe shumë ndryshe” thotë Uta Ibrahimi. Ndërsa sa i përket zonave urbane edhe ndikimi i ajri i ndotur në shëndetin dhe kapacitetin e saj është mjaft i dukshëm, siç thotë edhe vet Uta.
“Ajri i ndotur ndikon jo vetëm te unë, por te secili njeri që jeton në Kosovë apo kudo tjetër. Mirëpo mendoj që njerëzit tash janë pak më shumë aktiv, sidomos unë që për momentin jam duke u bërë gati për ngjitjet në ekspeditat e mia në Himalaje”.
Ajri i Prishtinës është jashtëzakonisht i keq, mendoj që ndoshta ma përgjysmon kapacitetin tim të vrapimit apo të trajnimeve të tjera”, thotë Uta.
Cilësia e ajrit ndikon jashtëzakonisht keq dhe kjo është arsyeja pse provoj që ushtrimet, vrapin e mëngjesit ta bëjë shumë herët në mëngjes, atëherë kur nuk ka lëvizje të makinave dhe kur akoma njerëzit janë në gjumë, thotë për fushatën “Le të flasim për Ajrin”, Uta Ibrahimi
Alpinistja Ibrahimi: “Për këtë arsye dal në ora gjashtë në mëngjes në Gërmi edhe në të njëjtën kohë tentoj që sa më pak të rri në Prishtinë sidomos gjatë dimrit edhe pse kjo nuk është zgjidhje për mua për shkak se punën edhe jetën e kam në Prishtinë dhe duhet të jem këtu. Përndryshe nëse kisha pasë ndonjë mundësi tjetër që gjatë kësaj kohe të jetojë diku tjetër me shumë qejf do të isha diku tjetër”.
Siç tregon Uta, para se të dal për vrapim, ajo informohet se në çfarë periudhe të ditës ajri është pak më i pastër, mirëpo ajo vrapon në mëngjes kur ajri është pak më i mire. Të shumtën e kohës, prej muajit nëntor e deri në prill, Uta kur shkon në ekspedita; pak a shumë është i njëjti tregim, ajri është i ndotur jo vetëm prej Obiliqit por edhe prej shtëpive dhe prej makinave.
“Unë nuk mundëm që t’i reduktoj ushtrimet, ushtrimet duhet t’i bëjë dhe po provoj që të gjejë një orar më të përshtatshëm kur ajri është pak më pak i ndotur, tha Uta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës