Massimiliano Allegri është afruar për të marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës, por po pret një pozicionim tek ndonjë klub para se të vendos.

Holanda do të përballet me Italinë në Ligën e Kombeve të hënën në mbrëmje në Amsterdam në kuadër të Ligës së Kombeve.


Ata po operojnë nën menaxherin e përkohshëm Dwight Lodeweges pasi trajneri Ronald Koeman u largua për të marrë detyrën e Barcelonës.

Favoriti për të udhëhequr Holandën thuhet se është Henk ten Cate, por mediat italiane raportojnë për një emër tjetër.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Allegri ishte kontaktuar fillimisht nga drejtuesit e federatës holandeze për të marr drejtimin e kombëtares.

Ish-trajneri i Juventusit aktualisht është jashtë kontratës, pasi kishte marrë pagën për një vit pasi u shkarkua nga Bianconerët në fund të sezonit 2018-19.

Allegri fitoi pesë tituj radhazi të Serie A në Juventus dhe arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app