Kompania Alfa Romeo prezantoi 33 Stradale pothuajse një vit më parë, por vetëm tani kemi mundësinë të dëgjojmë se si tingëllon.
Marka italiane ka publikuar një video të shkurtër, ku dëgjohet tingulli i motorit 3 litërsh V6 twin-turbo. Modeli 33 Stradale ka pasur vetëm ekrane statike deri më tani, dhe ekipi inxhinierik tani po fokusohet në zhvillimin dinamik, transmeton Telegrafi.
Edhe pse tingulli është i vështirë për t’u përshkruar, Alfa thotë se motori krijon “melodi elegante, harmonike dhe të sofistikuara”. Gjithashtu, thuhet se bëhet fjalë për një “tingull force dhe precize, që është rezultat i mjeshtërisë mekanike dhe pasionit italian”.
Modeli ekzotik me prodhim të kufizuar është i disponueshëm me 630 kuaj-fuqi dhe motori i tij V6 është i lidhur me një ndërrues me tetë shpejtësi që dërgon fuqinë në rrotat e pasme nëpërmjet një diferenciali elektronik me rrëshqitje të kufizuar.
Vetura përshpejton nga 0 në 100 km/h në më pak se tre sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 333 km/h. Alfa Romeo do të ofrojë modelin 33 Stradale si një veturë plotësisht elektrike, i cili do të ofrojë 750 kuaj fuqi dhe rrezja e veprimit do të jetë rreth 450 kilometra.
Prodhimi do të kufizohet në 33 njësi, të cilët tashmë janë të rezervuar. Prodhimi për Alfa do të kryhet nga Carrozzeria Touring Superleggera dhe marka italiane premton “performancë të shkëlqyer në pistë pa kompromentuar komoditetin dhe lehtësinë e përdorimit, duke përfshirë drejtimin e përditshëm”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Modeli i ri Y i Tesla tani në shitje - zbulohen çmimi dhe specifika të tjera

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania