Në Angli vazhdon debati i madh në lidhje me dështimin në Euro 2016 dhe gjithashtu nëse duhet vazhduar me trajner anglez, apo duhet një i huaj.

Gjithsesi, me Fabio Capellon nuk funksionoi dhe duket se do të jetë anglez pasardhësi i Roy Hodgson.


Problem mbetet kush, sepse Anglia nuk ka asnjë trajner fitues, që i kënaq të gjithë.

Megjithatë, Sir Alex Ferguson e ka të qartë se cili duhet bëhet trajner i Anglisë dhe do t'i propozojë federatës angleze emrin e Sam Allardyce.

Ndonëse nuk ka fituar trofe, Allardyce ka pasur sukses kudo, duke rindërtuar skuadra, duke mos rënë kurrë nga Liga Premier dhe duke shpëtuar skuadra mediokre nga rënia. /Telegrafi/

anglia 11