LAJMI I FUNDIT:

Albi Mall Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, luhet në Klinë dhe Mitrovicë

Albi Mall Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, luhet në Klinë dhe Mitrovicë
photo by: @Shpend Ahmeti

Ka filluar ditën e shtunë edicioni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll me tre ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë në kuadër të xhiros së 19-të sot luhen edhe dy sfida të tjera që pritet të jenë shumë interesante.

Dukagjini dhe Prishtina do të takohen përsëri, tani në kuadër të Albi Mall Superligës dhe ndeshja zhvillohet në Klinë.


Dy skuadrat u takuan të hënën në kuadër të Kupës së Kosovës, ku kryeqytetasit triumfuan 3-1.

Klinasit duan ‘hakmarrje’ për eliminimin nga Kupa dhe kërkojnë fitore në kampionat, ku me tre pikët do t’i afroheshin kryeqytetasve në tabelë.

Nga ana tjetër edhe skuadra bardhekaltër udhëton drejt Klinës për pikët e plota.

Trepça ’89 dhe Drita do të përballen në stadiumin ‘Riza Lushta’ në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta, me vendasit që duan t’i shmangën rënies dhe mysafirët që kërkojnë ta rikthejnë titullin e kampionit.

89-shi në tre sfidat e fundit në kampionat ka marrë vetëm një pikë dhe kërkon ta befasoj skuadrën gjilanase.

Në anën tjetër Drita në krye me trajnerin e ri Arsim Thaqi synon tre pikët në Mitrovicë.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori