Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, së fundmi ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm jetësor.
Ai ka vendosur të braktisë Shqipërisë, për një jetë më të mirë në Spanjë.
Këtë e ka bërë të ditur një nga kronikat javore në “Prive”, e cila e ka cilësuar si të vërtetë lajmin për zhvendosjen e tij.
Albani është me prejardhje nga Podujeva e Kosovës, por është rritur në Tiranë bashkë me motrën e tij, Beatrix, ndërsa fëmijërinë e hershme e kanë kaluar në Holandë.
Për vite të tëra, ai ka qenë pjesë e tregut vendor të muzikës me projekte të shumta, të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga publiku.
Fansat shpresojnë që këngët e reja të mos mungojnë nga Albani, edhe pse vendimit të tij për të jetuar në shtetin spanjoll. /Telegrafi/