Site icon Telegrafi

Al Pacino po bëhet baba për herë të katërt me të dashurën 53 vjet më të re

Al Pacino, 82 vjeç, do të bëhet baba për herë të katërt.

E dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, është shtatzënë në muajin e tetë, sipas TMZ.

Aktori tashmë ndan vajzën Julie, 33 vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët Olivia dhe djalin Anton, të dy 22 vjeç, me Beverly D’Angelo.

Foto: Backgrid

Ndërkohë, ky duket të jetë fëmija i parë i Alfallah.

Pacino dhe Alfallah ndezën thashethemet për romancë, teksa u fotografuan së bashku në një darkë në prill të vitit të kaluar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Al Pacino

Sidoqoftë, në atë kohë, burime të shumta thanë se çifti kishin qenë në lidhje që nga pandemia.

Foto: The Image Direct

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo kryesisht shoqërohet me burra të moshuar shumë të pasur… Ajo ka qenë me Al për disa kohë dhe ata kalojnë shumë mirë”, zbuloi burimi.

“Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj”.

Foto: Instagram

Para lidhjes me Pacinon, bukuroshja ka shijuar një romancë me Mic Jagger, me të cilin u takua kur rokeri ishte 74 vjeç dhe ajo ishte vetëm 22 vjeçe, si dhe me miliarderin Nicolas Berggruen, 60 vjeç. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version