LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari Darko Kaevski nuk paraqitet në sallën e gjyqit, shtyhet seanca për ARS-në

I akuzuari Darko Kaevski nuk paraqitet në sallën e gjyqit, shtyhet seanca për ARS-në

Gjykimi për rastin e vauçerëve sportiv të Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) është shtyrë për më 9 korrik, pasi në seancën e parë sot nuk u paraqit i akuzuari i parë Darko Kaevski

Siç informoi avokati i tij, Petre Shilegov, Kaevski është duke u trajtuar në shtëpi pas një operacioni në tetivë.

Në rastin, përveç Kaevskit, të akuzuar janë edhe drejtori i ARS-së Naumçe Mojsovski dhe kryetari i Komitetit olimpik të Maqedonisë Daniel Dimevski, pastaj Ognen Stojanovski, Gjorgi Tasev, Natasha Smilevska, Bejtula Emini, Drilon Lleshi, Mijazi Elmazov, Ivan Minovski, Daniel Karov dhe Sasho Popovski.


Sipas informacioneve të Prokurorisë publike, duke vepruar në bazë të iniciativës së dorëzuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), prokurori publik kompetent ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave për veprat penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “punë të papërgjegjshme”.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Lidija Raiçeviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori