LAJMI I FUNDIT:

Akuza serbe për trafikim organesh, si miti për Simonidën

Për trafik organesh, më parë do të duhej hetuar Serbia

Jo për politikan të rryer, por edhe për amator, është bërë fare e qartë se duke akuzuar shqiptarët për trafikim organesh, gjatë dhe pas lufte, dhe angazhimi për të bërë një komision përmes Këshillit të sigurimit të OKB-së, Serbia ka për synim inkriminim e NATO-s dhe SHBA-ve, që ndihmuan popullin e Kosovës. Ka të ngjarë që pushtetarët serbë dhe vrasësit të cilët ende shëtisin të lirë nëpër Serbi të jenë marr vërtetë me tregti organesh. Serbia për ta hedhur gurin tek pala shqiptare nuk kurseu as mund, as diplomaci e as mjete materiale.

Mjekësia i ka të njohura mundësitë dhe dijen e nevojshme mbi kushtet reale për një tregti me organe njerëzish dhe për të gjitha akuzat monstruoze serbe do të duhej ta ketë fjalën kryesore.


Evropa di mirë për atë që po flet Serbia, e di mirë se kush dhe çfarë ka bërë gjatë luftërave që u zhvilluan në territorin e ish Jugosllavisë. Çdo ekspert me një përgatitje solide do të mund t’i jepte përgjigje publike Serbisë, në çdo kohë dhe në çdo rast. Dukët se insistimi i Serbisë për hetime me çdo kusht të trillimeve të saja, madje gjithsesi përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka të bëjë ekskluzivisht me synimin për të mbajtur gjallë Rezolutën 1244. Është interesant fakti pse askush nuk e akuzoi deri sot Serbinë edhe për këtë shpikje mitike gjë të cilën ajo e ka traditë.

Meqenëse Serbia duket se vetë ka bërë tregti me organe të robërve dhe të kidnapuarve gjatë luftës, dhe mu për këtë, ajo po përpiqet të demonizojë shqiptarët. Ky fakt, me të drejtë zgjon dyshime reale. Edhe më tutje, më shumë se 1800 shqiptarë llogaritën të zhdukur. Shumë të burgosurve shqiptar nuk u dihet varri, ndërsa Beogradi zyrtar këtë duhet t’ia thotë më parë auditorit të vetë. Është për t’u habitur se si askush nga pala kosovare nuk mendoi se sa mundësi kanë pasur serbet për të bërë tregti me organe shqiptarësh. Do të mund të kenë tregtuar organe ata të cilët edhe kanë bërë gjenocid, pastrime etnike, dhunime mizore të femrave shqiptare e boshnjake, vrasje fëmijësh të porsalindur, vrasje grash shtatzëna,djegie kufomash, varrime e zhvarrime masive dhe përpjekje për të fshehur krimin.

Askush nuk ka bërë më shumë krime monstruoze në Ballkan se sa serbët. Pushtetarët serbë e dinë saktë se sa shqiptar ishin në burgjet serbe para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës, dhe sa nuk u kthyen kurrë nga burgu, ndërsa për fatin e tyre nuk dihet asgjë. Një përgjigje për fatin e Ukshin Hotit do të duhej ta japi Serbia para botës. Ajo duhet të thotë si u zhduk Ukshin Hoti, ditën që kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burg në Beograd.

Bashkësia ndërkombëtare dhe faktori prezent në Kosovë kanë dokumente e njohuri të mjaftueshme për të gjitha krimet, ndaj, hetimet do të duhej drejtuar atje ku e kanë vendin, në Serbi.

Shtypi serb nuk ka ndërruar metodën

Cilido shënim gazete që ka për temë Kosovën, mbetet me ditë e javë në dhjetëra portale informative të gazetave dhe medieve tjera serbe në internet. Madje këto ditë njëfarë gazete me emër Pravda (Drejtësia) shkroi për një gjoja roman, të cilin e ka shkruar një autore serbe, e cila e paska parë një njeri që paska bërë transplanto zemrën e një serbi të cilin e paskëshin pas vrarë shqiptaret. Përpjekjet e saja për ta promovuar librin kishin dështuar. Edhe historia e zhvillimeve në Ballkan dëshmon se si Serbia, Evropës, shumë herë ia shiti trillimet më monstruoze të saj për popujt tjerë të Ballkanit.

Produkti i AASHS me emrin Jugosllavi doli në skenë pas luftërave ballkanike. Mundësia për të bërë një të ashtuquajtur Serbi, sipas apetiteve te KOS-it ishte shumë e vogël apo thjeshte e pamundshme. Kështu, duke mbështetur teoritë me te sofistikuara të kohës dhe duke ia shitur Evropës të gjitha dredhitë serbe si të vërteta për gjendjen në rajon, Serbia ia doli të ketë fjalën kryesore në Ballkan. Meqenëse kroatët, boshnjakët, malaziasit e sllovenët kishin gjurmë të shtetësisë konkrete, atyre Serbia ua punoi thjeshtë përmes KOS-it.

Dihet mirë se deri në kohën e shpartallimit të mbretërisë Austro-hungareze, kroatët, por edhe sllovenët e boshnjakët kishin një lloj territori të organizuar dhe administratë të gatshme për ndryshime në planin e organizimit shtetëror. Serbia, pa e pyetur fare, Malit të Zi, në vitin 1918 ia mori shtetësinë duke e shndërruar në një banovinë. Po kështu veproi edhe me kroatët e boshnjakët. Konstruktoi banovinën e Vardarit, të cilës ia dha një pjesë të madhe të territoreve shqiptare, ndërsa Kosovën si territor kompakt shqiptar ua ndau tri banovinave në mënyrë që në çfarëdo rrethane të re, numri i popullatës të mos kalojë përqindjen e planifikuar nga pushteti serb. Akademia serbe edhe sot ua mohon qenien kombëtare shqiptarëve, boshnjakëve, malazezëve dhe maqedonasve.

Boshnjakët, akademia serbe i quan serbë të turqizuar, për malazezët thotë se janë fis i pastër serb, me serbë se vetë serbët. Qosiqi madje fyen hapur malaziasit duke i quajtur pjellë kopil të Kominternit, ndërsa KOS-i i quan pjellë djalli. Shqiptaret e Kosovës, Serbia i dallon prej atyre të Shqipërisë duke ua mohuar origjinën ilire, ndërsa për maqedonasit thotë se përzierje vllahësh e bullgarësh.

Pjella e dikurshme e KOS-it, me emrin Jugosllavi në sipërfaqe, përbrenda ishte faktikisht Serbi, jo e madhe siç thuhet, por kolosale për kohën. Megjithëse faktori kombëtar thuhej se ishte përcaktues sa i përket shtrirjes territoriale të Mbretërisë SKS, në këtë rast nuk ishte fjala pse kishte aq shumë serbë, por pse të tjerët kishin ngelur në kohë, duke mos kuptuar dredhitë e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), në kuadër të së cilës bënin pjesë të gjitha territoret e ish RSFJ-së, përveç krahinës se Istrisë në Dalmaci.

Si u vra civilizimi në Ballkan dhe kush e vrau atë?

Shkolla serbe e barbarisë, në luftën e fundit gati sa nuk shërbeu si mësim për kombet tjera të Ballkanit. Vandalizmi serb njihet me shekuj. Kudo që kaluan dhe pushtuan tokat e të tjerëve, serbët dogjën e poçen njerëz të gjallë, shkatërruan varreza e monumente kulti. Deri ne luftën e fundit, askush nga shqiptarët, boshnjakët apo malazezët nuk ka pasur idenë e shkatërrimit të monumenteve të kultit dhe të varrezave.

Më shekuj, populli shqiptar, monumentet e kultit dhe varrezat i ka konsideruar të shenjta dhe vështirë ka qenë e mundur të gjendet njeri, qoftë edhe me pagesë, për ta detyruar të shkatërrojë një varr. Shkolla serbe e vandalizmit, vetëm në luftën e fundit u përdor si metodë edhe nga të tjerët, por në përmasa shumë më të vogla, krahasuar me Beogradin.

Lufta e fundit dëshmoi se ndaj mësimit të barbarisë serbe nuk mbeten imun as edhe shqiptarët të cilët kishin ruajtur me shekuj kishat ortodokse në Kosovë, pa hyrë në origjinën e tyre të vërtetë. Piromania serbe fatkeqësisht shërbeu si mësim edhe për popujt tjerë, kështu që shumë kisha në Kosove u dogjën, por fatkeqësisht për buxhetin e Kosovës, dhe ato u deshtë të ndërtohen të reja. Ana reale e krimeve është tepër e qartë… Askush nuk ka bërë më shumë krime monstruoze në Ballkan se sa serbët.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori