Aktivistë të rinj për ndryshimet klimatike kanë vërshuar në Glasgow dhe kanë rrethuar vendin e samitit COP26 për të kërkuar veprim nga liderët globalë.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, mijëra protestues mbuluan rrugët e qytetit skocez të premten, me shumë pankarta që paralajmëronin efektet e rritjes së temperaturave dhe ngjarjeve ekstreme të motit.
Aktivistja 18-vjeçare, Greta Thunberg, pritet të jap fjalim me protestuesit më vonë, më shumë se tre vjet pasi themeloi lëvizjen e grevave të shkollave “Fridays for Future”, që nxiti aksionin e të rinjve mbi ndryshimin e klimës.
Turmat brohorisnin “Ne jemi të pandalshëm, një botë tjetër është e mundur” dhe slogane të tjera që u bënë të tërhiqnin vëmendjet pranë vendit të ngjarjes.
Daisy Deakin, një 7-vjeçare nga Glasgow e shoqëruar nga nëna e saj Isabel, tha se donte të vinte në protestë për ta parë Thunberg. /Telegrafi/