Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve S.V, A.R, XH.V, dhe D.G në drejtim të veprave penale “Grabitje”, nga neni 329 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Vjedhje e rëndë” nga neni 327 paragrafi 2 pika 2.7 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria njofton se të pandehurit me datë 19.12.2018 rreth orës 22.50 në Zubin Potok, me përdorimin e forcës dhe me kanosje, kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të përvetësojnë pasuri të luajtshme nga i dëmtuari M.R, të njëjtit duke vepruar në grup dhe ndarë rolet e tyre, me ç`rast derisa tre të pandehurit tjerë po bënin roje jashtë dhe brenda oborrit të shtëpisë së të dëmtuarit, i pandehuri A.R me një paisje metalik hap dritaren e dhomës hyrëse të shtëpisë së të dëmtuarit dhe hyn brenda, ndërkaq pasi i dëmtuari e vëren prezencën e të pandehurit, i njëjti e godet të dëmtuarin me objektin metalik në dorën e majtë dhe në krah duke e rrëzuar për tokë. Në këtë moment reagon gruaja e të dëmtuarit, dhe në këtë situatë i pandehuri largohet nga shtëpia.
Me këto veprime të pandehurit duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Grabitje”, nga neni 329 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Po ashtu, me datën 20.12.2018 rreth orës 00.30 në Leposaviq, katër të pandehurit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm dhe duke vepruar si grup kanë marrë sende të luajtshme që i kanë takuar të dëmtuarit G.P, me ç`rast ia thyejnë me forcë dyqanin e të dëmtuarit duke i marrë kështu apoena të imët, lloje të ndryshme të cigareve, çokollata, shkrepëse, parfume të ndryshme si dhe preparate për lyerje të trupit, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, transmeton Telegrafi.
Me këto veprime të pandehurit duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 327 paragrafi 2 pika 2.7 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë