Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj Jeton Shalës, kryeshef i AKPM-së

Kryeshefit të AKPM-së Jeton Shala, që të martën e priti kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrat Imet Rrahmani e Hykmete Bajrami në ceremoninë e inaugurimit të akreditimit të laboratorit të ilaçeve, i është ngritur aktakuzë.

Lajmin e ka konfirmuar Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas tij, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Jeton Shala më 29 shkurt 2016 për veprën  penale keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së.

Ndaj Shalës, siç merr vesh “Zëri” nga burimet e veta, rëndon akuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Ai është njëri nga të dyshuarit për vjedhjen e ilaçeve në AKPM”, ka thënë burimi i gazetës “Zëri” në kushte anonimiteti, raporton “zeri.info”.

Gazeta “Zëri” është e para që ka raportuar për vjedhjen e ilaçeve në AKPM si dhe këtë fakt e ka përmendur edhe gjatë garës së Jeton Shalës për kryeshef të AKPM-së.

Ilaçet ishin vjedhur në dhomën e dëshmive në AKPM derisa ato i kishte konfiskuar inspektorati i farmacisë.

Exit mobile version