Aktakuzë ndaj 12 personave për incidentet gjatë protestave në Shkup

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, pas procedurës paraprake, sot ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër gjithsej 12 personave, prej të cilëve 9 akuzohen për vepër penale “Pjesëmarrja në turmë që do të kryejë vepër penale”, ndërsa tre persona ndiqen penalisht për “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” në pajtim me nenin 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Në tubimin publik të qytetarëve, më 5 dhe 6 korrik, nëntë të pandehur kanë marrë pjesë në turmën që ka kryer vepër penale – dhunë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ata hodhën gurë, pllaka bekaton, sende hekuri, shenja trafiku, kosha plehrash dhe mjete piroteknike ndaj policëve të vendosur në kordonin e policisë për të mbrojtur ndërtesën e Kuvendit. Duke vepruar kështu një polic është lënduar rëndë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar 26 policë. Të pandehurit i kanë shkaktuar dëm Kuvendit në vlerë të përgjithshme prej 576.665 denarë, kanë dëmtuar pajisje policore dhe një veturë policore Skoda Yeti”.
“Aktakuzë është ngritur edhe ndaj dy shkupjanëve, të moshës 18 dhe 26 vjeçare, të cilët me një vepër përgjithësisht të rrezikshme kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve në vendin ku ishin grumbulluar një numër i madh i njerëzve. Njëri i pandehur ka përgatitur “koktej molotovi”, duke futur benzinë dhe një copë leckë në një shishe qelqi dhe më pas ia ka dorëzuar pajisjen përgjithësisht të rrezikshme të pandehurit tjetër, i cili e ka hedhur në kordonin e ngritur nga punonjësit e policisë”, thonë nga Prokuroria.
Më tej shtojnë se për shtatë nga të pandehurit gjykata gjatë procedurës paraprake ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndërsa për pesë është caktuar masa e paraburgimit.
“Për të siguruar praninë e të akuzuarve gjatë procedurës, prokurorët publikë kompetentë sot i kanë dorëzuar gjykatës propozime për vazhdimin e masave të përcaktuara më herët”, thonë nga PTHP./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa