LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër një malazezi për kontrabandim me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve

Aktakuzë kundër një malazezi për kontrabandim me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër M.Sh. shtetas i Malit të Zi, për veprën penale: Kontrabandimi me migrantë, nga neni 170 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari M.SH. gjatë vitit 2010, së bashku me disa persona të tjerë nga komuna e Skenderajt, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore financiare është marrur me trafikimin e emigrantëve, duke organizuar hyrjen e tyre ilegale në shtetet e Bashkimit Evropian.

Procedura penale kundër bashkryerësve në këtë vepër penale është përfunduar me aktgjykim të shkallës së parë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndërsa, gjatë këtij vitit, sipas urdhërarrestit ndërkombëtarë i akuzuari M. Sh. është arrestuar në Austri dhe është sjellë në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.


I akuzuari M.Sh. është akuzuar edhe për veprën penale: Falsifikimi i dokumenteve nga neni 332 par. 3 lidhur me par. 1 të ish Kodit Penal të Kosovës, pasi që prokuroria ka vërtetuar se i njëjti ka përpiluar një dokument të falsifikuar – lejen e qëndrimit të Gjermanisë, të cilën e ka vendosur në pasaportën e të dëmtuarit A.H.

Prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale, ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale dhe ta dënoj sipas ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori