Përmes Telegram, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka reaguar pas tensioneve brenda kampit MEK në Durrës.
“Keni ftuar djallin në shtëpi, tani po korrni frytet e punës suaj”, shkruajnë ata.
Ata kanë publikuar lajmin ku MEK (maxhahedinët) pretendon për një të vrarë nga sulmet e policisë, ndërsa kjo e fundit ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
Ka pasur vetëm të plagosur si pasojë e një gazi neutralizues që është lëshuar, pasi siç raportoi gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, banorët e MEK nuk kanë pranuar të dorëzojnë serverët dhe kompjuterët. /Telegrafi/