Menjëherë pas vendosjes së sanksioneve nga shtatë vendet më të industrializuara të botë, ekonomia e Rusisë po has vështirësi të mëdha.
Po ashtu, G7-ta ka bërë të ditur se do të sanksionojë Bankën Qendrore të Rusisë dhe do t’i përjashtojë disa nga institucionet e saj më të mëdha financiare nga Sistemi Botëror Bankar, i njohur si SWIFT.
Valuta ruse vetëm gjatë ditës së hënë është zhvlerësuar me 20 për qind, kurse vlera e saj është zhvlerësuar me 40 për qind që nga fundi i tetorit, kur Rusia ka nisur të grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën.
Aksionet e bankës më e madhe shtetërore ruse Sberbank, sipas bursës së Londrës kanë ra me rreth 70 për qind.
The Moscow Stock Exchange is shut for now, but Sberbank has a London listing and has just collapsed 74% on opening pic.twitter.com/HMWhB0jYz3
— Robin Wigglesworth (@RobinWigg) February 28, 2022
Sipas ekspertëve financiar, kjo është rënia më e madhe ekonomike e Rusisë në dekadat e fundit.
Njoftimi për sanksione ka ngjallur frikë te rusët, të cilët janë parë në radhë të gjata në fundjavë, duke pritur për të tërhequr para dhe për t’i shkëmbyer rublat.
Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë me urdhër të presidentit Vladimir Putin.
Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës. Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore. Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. /Telegrafi/