LAJMI I FUNDIT:

Aksion i madh policor në Tetovë dhe Gostivar, gjobiten mbi 100 shoferë veturash

Aksion i madh policor në Tetovë dhe Gostivar, gjobiten mbi 100 shoferë veturash

Policia e Tetovës dje ka realizuar një aksion në Tetovë dhe Gostivar, transmeton TetovaSot.

Në aksion janë përfshirë 70 vetura nga Tetova, prej të cilave 30 janë dërguar në kontroll teknik, ndërsa 2 nuk janë paraqitur fare. Nga vetura e kontrolluara, te 8 është konstatuar parregullsi teknike. Për shkak të kësaj edhe mungesave tjera, 9 vetura janë përjashtuar nga trafiku, 10 vozitësve iu janë përgatitur dënime, ndërsa janë ngritur edhe 2 kërkesa për hetim penal.

Në aksion janë zbuluar edhe 9 lloje tjera të thyerjeve, të cilat janë përcjell me paditë dhe dënimet adekuate.
Në Gostivar, gjatë kontrollit policor janë përfshirë 51 vetura, ku gjysma prej të cilave janë dërguar në kontroll teknik, ndërsa 1 nuk është lajmëruar. Nga 12 vetura që teknikisht nuk kanë qenë në rregull, 10 vetura kanë pasur frena të parregullta dhe 2 vetura tjera kanë pasur mungesë mjetesh.


Thyerjet e këtilla të trafikut janë sanksionuar me 13 gjoba dhe me 2 kërkesa për ndjekjen penale, ndërsa 10 vetura janë përjashtuar menjëherë nga trafiku.

Numri i llojeve tjera të thyerjeve të vërtetuara në aksion është 22. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori