Aksidentohet rëndë taksi me lojtarët grekë në Budapest (Video)

Hungaria dhe Greqia luajtën pa gola të dielën mbrëma në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.
Por, lojtarët grek, Vangelis Moras, Panagiotis Tachtsidis, Giannis Fetfatzidis ishin të gjithë në një taksi duke shkuar drejt aeroportit për t'u kthyer tek klubet e tyre respektive, ku edhe u përfshinë më pas në aksident.
Sipas raportimeve, tri lojtarët grekë janë lënduar lehtë, por një person tjetër ka ndërruar jetë nga aksidenti fatal. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































