Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor janë përfshirë të premten në një aksident trafiku në Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur Blerton Jakupi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, i cili përmes një njoftimi, tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje kome, e një tjetër ka dalë nga operacioni.


Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor janë përfshirë dje në një aksident të rëndë trafiku në qytetin tonë. Me zemër të rënduar, lutemi që gjendja e tyre të stabilizohet sa më shpejt dhe që të gjithë të kthehen shëndoshë pranë familjeve të tyre. Kam pasur nderin të punoj me këta njerëz, profesionistë, të përkushtuar, të ndershëm e me shpirt pune dhe kjo ngjarje më ka prekur thellë", ka njoftuar ai./Telegrafi/