LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti tragjik me 5 të vdekur në Shqipëri, mes viktimave edhe dy ukrainas

Aksidenti tragjik me 5 të vdekur në Shqipëri, mes viktimave edhe dy ukrainas

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë janë edhe dy persona nga Ukraina, të cilit kishin ardhur për pushime në Shqipëri. Policia konfirmon se pesë persona humbën jetën, pasi furgoni ra në humnerë.

Viktimat janë shoferi i furgonit, Bardhi Prodo, 51 vjeç dhe një çift të moshuarish Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç, banues në Tiranë të cilët ishin pasagjerë.

Ndërkohë, policia konfirmon se kanë humbur jetën, po ashtu Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.


Gjithashtu, kanë mbetur të plagosura katër vajza, mes tyre edhe shoferja e mjetit “Land Rover”.

E vetmja e mbijetuar, e cila ndodhej në furgon është Greta Daberdini, 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

E vetmja e mbijetuar, e cila ndodhej në furgon është G. D., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, lëndime ka marrë edhe shoferja e “Land Roverit”, Rexhina Çelhaka edhe dy të reja Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali, të cilat ishin pasagjere në mjetin e saj.

Njoftimi i policisë: 

Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç  banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë,

T.F., 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Politikë
Kalo në kategori