Aksidenti në Llaskarcë, sot mbrojtja i thotë fjalët përfundimtare në Gjykatën Penale

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen fjalët përmbyllëse të të akuzuarve në rastin “Llaskarca”. Fjalë përmbyllëse në seancën e kaluar pati prokurori publik, Darko Jakimovski dhe mbrojtësit e të akuzuarit të parë, pronarit të “Durmo Turs”-it, Durmish Belulit.
Në seancën e sotme është paraparë fjalë përmbyllëse të ketë mbrojtja e përgjegjësit për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për kryerje të veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, si dhe mbrojtja e tre të punësuarve në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të cilët ngarkohen për pjesëmarrje në veprën e njëjtë.
Prokurori Darko Jakimovski, në fjalët përmbyllëse në seancën e kaluar kërkoi dënim më të ashpër për të akuzuarit në rastin “Llaskarca”. Sipas tij, tek të gjithë të akuzuarit ekzistonte paturpësia në veprim dhe ishte çështje e kohës vetëm në cilën bazë, siç tha “kaosi i punës mund të rezultojë me pasoja të këtilla apo të ngjashme”.
Ai theksoi se dëshmitë e nxjerra gjatë seancës, jashtë dyshimit të matur tregojnë se veprimet e të gjithë të akuzuarve janë në lidhje të drejtpërdrejtë me pasojën e cila rezultoi me 16 persona të vdekur.
“Ekziston i tërë korpusi i detyrimeve dhe obligimeve të sigurisë të cilat këta të akuzuar, në vazhdimësi nuk i kanë respektuar. Mbetet vetëm që këto lëshime të dënohen”, tha ai.
Dënim më të ashpër atë ditë kërkuan edhe të dëmtuarit, prindërit dhe të afërmit e të vdekurve në fatkeqësinë e komunikacionit.
Mbrojtësit e të akuzuarit të parë në rastin “Llaskarca”, në fjalët përmbyllëse në Gjykatën Penale theksuan se në procedurë nuk është dëshmuar asnjë veprim për të cilin akuzohet pronari i kompanisë “Durmo turs”, Durmish Beluli, në autobusin e të cilit në fatkeqësinë që ndodhi në shkurt të vitit 2019 jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbi 30 u lënduan.
Avokati Deljo Kadiev, në fjalën përmbyllëse theksoi se shikuar që nga fillimi i kësaj lënde, e deri në fundin e saj, bëhet fjalë për aktakuzë e cila vështirë se mund ta mbajë peshën e dëshmisë.
Sipas avokatit Lavdrim Seferi, gjithashtu mbrojtës i të akuzuarit të parë, prokuroria publike nuk ka dëshmuar se çka ka ndodhur saktësisht në ditën e fatkeqësisë.
I akuzuari Durmish Beluli në fjalën përmbyllëse u shprehi ngushëllime familjeve të viktimave dhe theksoi se i vjen keq për atë që ka ndodhur.
“Jeta ime tashmë nuk ka kuptim, unë jam shpirtërisht i thyer dhe i tronditur sepse dhimbja është shumëe madhe. Fatit nuk mund t’i ikësh, ndodhi fatkeqësi, tragjedi”, tha ai.
Beluli theksoi se është i interesuar, cila do qoftë arsyeja e fatkeqësisë, dhe i bëri thirrje të akuzuarit të gjashtë, shoferit të autobusit, i cili mbrohet me heshtje, të dalë, dhe, siç tha, “ta thotë të vërtetën”.
Të akuzuar për aksidentin në afërsi të Llaskarcës, që ndodhi më 13 shkurt 2019, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo turs”, përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërsa, tre punonjësit në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për bashkëpjesëmarrje në të njëjtën vepër.
Sipas nenit 300 paragrafi 2 nga Kodi Penal për të cilin akuzohen të dyshuarit, dënimi me burg është së paku katër vjet. Procesin e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës