LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën shoferi

Aksident tragjik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën shoferi

Sot më 4 janar 2025, rreth orës 07:10, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka deklaruar se në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa vendore.

Ekipet e Policisë së Njësisë së Komunikacionit Rrugor dhe hetuesit e aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke kryer ekzaminimet e nevojshme.


“Nga hetimet e para dyshohet se shoferi i veturës, derisa ishte duke qarkulluar nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës, me të arritur në fshatin Prelez i Jerlive, e humb kontrollin mbi drejtimin e veturës dhe kalon në anën e majtë të rrugës, duke goditur fillimisht ulësen në pikëstacionin e busëve dhe ndalet në rrethojat e një autosalloni”, ka deklaruar Veseli.

Një ekip mjekësor nga Qendra Emergjente e Ferizajt konstatoi se shoferi kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekipë e mjekëve nga Qendra Emergjente e Ferizajt, të cilët kanë konstatuar se shoferi F.I – 37 vjeçar është pa shenja jete. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë edhe ai në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i është liruar familjarëve”, ka shtuar Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori