LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani

Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani

Një aksident automobilistik në verilindje të Gjermanisë ka shkaktuar dy viktima dhe ka lënë katër persona të lënduar rëndë, sipas njoftimeve nga policia.

Ngjarja ndodhi të shtunën, në një dalje të autostradës A11 që çon drejt një parkingu pranë një nyjeje afër Prenzlau, verilindje e Berlinit.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, aksidenti përfshiu një autobus të operuar nga Flixbus, operatori kryesor i autobusëve të distancave të gjata në Gjermani.


Dy viktimat e aksidentit ishin një grua 29-vjeçare dhe një burrë 48-vjeçar. Përveç katër të plagosurve rëndë, shtatë persona të tjerë pësuan lëndime të lehta, shkruan theguardian.

Policia deklaroi se nuk besohet se ndonjë mjet tjetër ishte i përfshirë në aksident, ndërsa shkaku mbetet ende i paqartë.

Sipas zëdhënëses së policisë së shtetit Brandenburg, Beate Kardels, autobusi ishte nisur nga Berlini drejt qytetit polak Szczecin, një udhëtim prej rreth 150 kilometrash, dhe kishte në bord 13 pasagjerë dhe një shofer.

Flixbus konfirmoi se po bashkëpunon me autoritetet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes dhe për të mbështetur të prekurit nga aksidenti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori