Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek vendi i quajtur “Kroni i Mbretit”.

Nga pamjet qe ka siguruar Telegrafi shihet se vetura e aksidentuar.


Në vendin e ngjarjes janë parë edhe policia, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe kolona të gjata të automjeteve. /Telegrafi/