Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona mbetën të plagosur në një aksident të rëndë që ndodhi në Rrugën e Kombit në Rrëshen të shtunën.

Dy automjete, një Audi dhe një BMW u përplasën mes tyre.

Në mjetin Audi udhëtonte një familje me 5 persona; babai (shofer) A.M., bashkëshortja D.M. dhe 3 vajzat e tyre të mitura.

Ndërsa në makinën tjetër me targa të Kosovës udhëtonin dy gra, B.S. dhe M.S.

Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.

Katër të plagosur u dërguan në Spitalin e Rrëshenit, ndërsa të 3 tjerë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Paraprakisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /tvklan/

Exit mobile version