LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Shkup, lëndohet një person

Aksident në Shkup, lëndohet një person

MPB Maqedoni njofton se dje (07.03.2024) në ora 12:15 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Luka Gerov” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me shenja regjistrimi nga Tetova, i drejtuar nga H.G.(30) nga Tetova dhe veturës “Hyundai” me targa të Shkupit, e drejtuar nga L.P (57) nga Shkupi.

“Në aksident H.G ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori””.

“Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup”, thonë nga MPB.