Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 04:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin e bëri për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë.
“Sot rreth orës 04:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.
Ajo po ashtu tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































