Aksident në rrugën Mavrovë - Dibër, lëndohet një grua

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Gostivar është paraqitur një rast aksidenti në rrugën Mavrovë - Dibër.
Siç njoftojnë nga policia, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zhirovnicë. Automjetit "Alfa" me tabela të Gostivarit e drejtuar nga R.H nga fshati Negotinë është ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.
"Në aksident ka marrë lëndime të rënda trupore bashkëudhëtarja V.I nga fsahti Çegran, ndërsa shoferi ka marrë lëndime trupore që u konstatuan në spitalin e Gostivarit", thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/06/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































