Aksident në Peru, autobusi bie në përrua - dhjetëra të vdekur

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në Peru, pasi një autobus u zhyt në një përrua rreth 200 metra të thellë pas një përplasjeje.
Aksidenti ndodhi në një seksion “të vështirë” të Autostradës Pan-Amerikane, e cila lidh Perunë dhe Kilin, në rajonin jugor të Arequipas.
Sipas mediave lokale, në autobus kishte 60 pasagjerë.
Mjeti u përplas me një kamionçinë në një kthesë, më pas doli nga rruga dhe ra në brigjet e lumit Ocona.
Aksidentet me autobusë në Peru janë të zakonshme, veçanërisht natën dhe në rrugët malore.
Arsyet shpesh janë kushtet e këqija të rrugëve, shpejtësia e tepërt dhe mungesa e sinjalistikës.
Autobusi, i operuar nga kompania Llamosas, po udhëtonte nga qyteti Chale, në provincën e Caraveli, për në Arequipa.
Të dy shoferët thuhet se i mbijetuan aksidentit.
Policia tha se ekspertët do të përcaktojnë shkakun e aksidentit. /Telegrafi/

















































