Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në minierën në Thekën të Martaneshit. Dy minatorë të cilët punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi shkëmbor teksa po punonin.
Si pasojë e plagëve të marra mintaori A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B është transportuar në spital për ndihmë mjekësore informoi policia e Dibrës. Aksidenti i rëndë u shënua sot rreth orës 12:50 minuta (21 maj 2024). Report Tv e Shqiptarja.com mëson se Bala është nisur me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.