Një aksident trafiku ka ndodhur të martën mbrëma në Deçan, rreth orës 21:15.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç ‘rast tre persona kanë pësuar lëndime.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia rreth orës 21:15 ka marrë informacione për një aksident në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku lëndime kanë pësuar tre persona. Dy nga të lënduarit shkaku i lëndimeve të rënda janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, kurse personi tjetër është trajtuar në QKMF-në në Deçan”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/

241993597 1575183442652301 3608600446468550199 n

241999646 1575183282652317 1307113609814541090 n

242013148 1575183305985648 482349670225620497 n

242041964 1575183392652306 5091973098158159678 n