Aksident në autostradën Ohër-Kërçovë, vetura godet një 10-vjeçare

Policia-mk Shkupjani në gjendje të dehur shkaktoi aksident në rrugën Kavadar-Rosoman
Dje, në orën 07:15, në Departamentin e Policisë së Kërçovës është marrë një njoftim se në autostradën Ohër-Kërçovë, një automjet tip "Opel Astra" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga I.S. (60) nga fshati Drugovë, ka goditur një të mitur 10-vjeçare nga Kërçova.
Në aksident, vajza ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë diagnostikuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë.
Një ekip i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kërçovës ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































