LAJMI I FUNDIT:

Aksident në autostradën Gostivar-Tetovë, lëndohet një person

Aksident në autostradën Gostivar-Tetovë, lëndohet një person

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në autostradën Gostivar-Tetovë, në të cilën është lënduar një person.

“Më datë 30.05.2024 në ora 23:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, në kryqëzimin Kamnjan, vetura ,,Hyundai Genesis” me targa të Shkupit, e drejtuar nga. U.R. (34) nga Shkupi, ka dalë nga rruga.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.

Ekipi nga SPB-Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/