Aksident mes tri veturave në afërsi të QKUK-së, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 te rrethi në afërsi të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Në aksident janë përfshirë tri vetura. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
Pllana ka njoftuar se nga aksidenti janë lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.
Ai ka shtuar se rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































