Një aksidente i rëndë ka ndodhur në fshatin Qungur të Pejës.

Rreth orës 14:00, aksidenti i ndodhur mes një veture dhe një katërçiklete, ka lënë një person të vdekur dhe një të lënduar rëndë.


Në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar aksidentin me fatalitet.

“ Në fshatin Qungur të komunë së Pejës, rreth orës 14:00, ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete”, tha ai.

“Polica ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër është i lënduar rëndë dhe është dërguar me urgjencë në QKUK”.

Personi që ka humbur jetën dyshohet të jetë vëllai i reperit të njohur Besart Kelmendi – Gjesti. /Telegrafi/