Një furgon që transportonte punëtorë mëngjesin e sotëm ka dalë nga ura në Balatiliska Reka, në autostradën Shtip–Radovish, përcjell "TV21".

Aktualisht në terren ndodhen dy automjete të Ndihmës së Shpejtë, një ekip zjarrfikësish nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Shtip dhe oficerë policie nga Stacioni Policor në Shtip.


Gjatë ditës priten detaje për këtë aksident të rëndë trafiku.