Një këmbësor ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në fshatin Korroticë të Drenasit, pasi është goditur nga një automjet të cilin e drejtonte një shtetas i Shqipërisë, i cili është arrestuar.

Sipas Policisë, ai duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur tre këmbësorët.


Dy të lënduarit të tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.