Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Grand Slamin e Parisit. 

Gjakova fitoi me ‘Ippon’ ndaj xhudistit francez Jean Peter, me luftën që i takoi xhiros së dytë në kategorinë 73 kilogramë. 


Pas kësaj fitoreje, Gjakova tani do ta ketë përballë xhudistin japonez Shusuke Uchimura në raundin e ardhshëm.

Vlen të theksohet se fitore ka arritur edhe Nora Gjakova në kategorinë 63 kilogramë duke mposhtur franceze Rania Drid. 

Fatkeqësisht, të njëjtën rrugë nuk e ndoqi edhe Erza Muminoviq e cila u ndal në duelin e parë duke pësuar nga holandezja Van Krevel./Telegrafi/

telegrafi sport app