LAJMI I FUNDIT:

Ajo i dërgoi mesazh bashkëshortit se dëshiron të kthehet në shtëpi dhe u zhduk gjatë cunamit: Ai ende po e kërkon edhe pas 13 vitesh në Japoni

Ajo i dërgoi mesazh bashkëshortit se dëshiron të kthehet në shtëpi dhe u zhduk gjatë cunamit: Ai ende po e kërkon edhe pas 13 vitesh në Japoni

“A je mirë? Dëshiroj të kthehem në shtëpi”, ky ishte mesazhi i fundit që Yuko Takamatsu i dërgoi bashkëshortit të saj, Yasu, përpara se cunami shkatërrues të zhdukte ndërtesën e zyrës ku ajo punonte.

Japonia u godit nga një tragjedi e madhe më 11 mars të vitit 2011, kur një tërmet i tmerrshëm shkaktoi një cunami dhe dallgë deri në 10 metra të larta.

Ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur këtë vend të largët lindor, ku 15,894 njerëz vdiqën, 6,156 u plagosën, 2,546 janë të zhdukur.


Mes tyre është 47-vjeçarja Takamatsu, e cila u ngjit në çatinë e një ndërtese në Onagawa. Askush nuk e priste që vala të ishte aq e madhe sa ta shkatërronte infrastrukturën e këtij qyteti.

Kanë kaluar 13 vjet që gruaja është zhdukur dhe i shoqi nuk pushon së kërkuari. Ai mori një leje dhe zhytet rregullisht në kërkim të trupit.

Deri më tani, ai ka gjetur një mori gjërash nga shtëpitë e shkatërruara, albume fotografike, rroba dhe bizhuteri, por jo edhe bashkëshorten, raporton metro.co.uk.

Yasu mësoi të zhytej nga instruktori i tij, Masayoshi Takahashi, i cili punon për të hequr mbeturinat e cunamit nën ujë.

Ai kishte gjetur më parë viktima të mbyllura në vetura, kështu që mendoi se mund ta ndihmonte në kërkim.

“Unë zhytem sikur do ta takoj diku. Kur e kërkoj ose kur bëjmë ushtrime, gjithmonë shpresoj që ajo të jetë diku afër. Ne e kërkojmë vazhdimisht, por ende nuk kam gjetur asgjë që i përkiste Jukos”, tha i pikëlluari.

Ai tregon se kjo është e vetmja gjë që mund të bëjë për gruan e tij.

“Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vazhdoj ta kërkoj. Ndihem më afër saj në oqean. Në mesazhin e fundit ajo më dërgoi se “do të kthehet në shtëpi”. Jam i sigurt që ajo ende e dëshiron atë, kështu që unë po përpiqem ta sjell atë”, pohoi 64-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Serbët nga Kosova nisen në këmbë për në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Serbët nga Kosova nisen në këmbë për në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Serbia
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Botë
Ushtria izraelite vret 15 punonjës të urgjencës në Gaza: Bëmë një gabim

Ushtria izraelite vret 15 punonjës të urgjencës në Gaza: Bëmë një gabim

Azia
Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Evropa
Për shkak të rrjedhjes së informacionit rreth marrëveshjes minerale, Zelensky urdhëroi zyrtarët të bënin testin e poligrafit

Për shkak të rrjedhjes së informacionit rreth marrëveshjes minerale, Zelensky urdhëroi zyrtarët të bënin testin e poligrafit

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë kabinat e transformatorëve në qytetin rus, shkaktojnë vonesa me furnizim me municion për ushtrinë e Putinit

Ukrainasit shkatërrojnë kabinat e transformatorëve në qytetin rus, shkaktojnë vonesa me furnizim me municion për ushtrinë e Putinit

Evropa
Kalo në kategori