LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti-Wahl: Beteja jonë nuk është për të qenë në Qeveri, por për dinjitet, barazi dhe Europë

Ahmeti-Wahl: Beteja jonë nuk është për të qenë në Qeveri, por për dinjitet, barazi dhe Europë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot priti shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl.

Ahmeti dhe Ambasadori Wahl, siç njoftojnë nga BDI, diskutuan për shumë çështje në vend dhe rajon, përfshirë integrimin europian, prioritetet e BDI për vendin dhe qytetarët, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut dhe Kosovë.

“Ahmeti i tha Wahl që BDI, pa asnjë mëdyshje dhe me të gjitha forcat e veta mbetet promovues i fuqishëm i frymës europiane dhe miqësisë me Amerikën në vendin tonë, prandaj, korniza negociuese me Bashkimin Europian duhet të zbatohet nga ne pa asnjë vonesë.


Partnerët në qeverinë pa legjitimitet etnik premtuan që për 3 deri në 6 muaj, do ta ndryshojnë kushtetutën.

BDI nuk do të lejojë devijim nga rrugëtimi europian dhe do të insistojë në ndryshimet kushtetuese sepse qytetarët janë të përcaktuar që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.

BDI nuk dëshiron dhe nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por po zhvillon betejë për dinjitet kombëtar nga nëpërkëmbja e përditshme dhe për respektim të Marrëveshjes së Ohrit si dhe orientim euroatlantik të vendit.

Pushteti nuk na intereson dhe me asnjë kusht nuk dhe në asnjë rrethanë kjo betejë e jona dhe mllefi i shqiptarëve nuk është dhe nuk do të jetë epsh për pushtet.

Nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit duhet të alarmohen për këto shkelje të rënda që po i bëhen marrëdhënieve ndëretnike dhe barazisë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ahmeti, thonë nga ate, theksoi që Gjykata mbivoutese Kushtetuese me porosi politike fshiu përkatësinë etnike, të qenurit shqiptar, ndërsa rradhën e ka edhe gjuha shqipe. Këto vendime për ne, janë të papranueshme.

Ndërsa në, rajon, pajtimi shqiptaro-serb me njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri dhe vetëm kjo do të sjellë paqe, stabilitet, siguri dhe rajon me perspektivë, ndërsa nevojitet edhe një marrëveshje e madhe historike në rajon për moscënim të integritetit teritorial të Maqedonisë së veriut nga fqinjtë e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori