LAJMI I FUNDIT:

”Ahmeti të dorëhiqet si Cameron”

”Ahmeti të dorëhiqet si Cameron”

Gazetari Isen Saliu dhe profesori universitar për Tv Shenja, kanë vlerësuar se Ali Ahmeti i BDI-së të jap dorëheqje duke e ndjekur rrugën e David Cameron, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Po të kishte qenë me të vërtetë integrimi temë aq e rëndësishme për BDI, kryetari i kësaj partie do të duhej të ishte personi i dytë pas kryeministrit britanik Kamerun të që do të duhej të japë dorëheqje. Mirëpo unë kam dyshim se integrimet kanë peshë aq të madhe në këtë parti, mendoj se më tepër kanë shërbye si paravan për të hequr dorë nga zgjidhja e çështjeve që preokupojnë shqiptarët, respektivisht për të arsyetu heqjen dorë nga këto çështje, në pamundësi për ti realizuar në Qeveri”, deklaroi Isen Saliu.

Si Saliu ashtu edhe analisti Mersel Bilalli, është i bindur se deklaratat e Ahmetit për integrim në NATO dhe BE nuk kanë qenë të sinqerta. Ai nuk beson në këto përcaktime të BDI-së ashtu siç nuk beson as edhe në prishjen e Bashkimit Evropian.
“Sa i përket BDI nuk mendoj se ndonjëherë BDI ka qenë për integrime. Ajo ka qenë një fasadë. Nuk mund ju me standarde të veprimit afrikan të shkoni në Evropë. Ajo si ka funksionuiar gjithë pushteti është me vjet drite larg Unionit Evropian”, deklaroi analisti politik Mersel Bilalli.
Ndryshe, integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian ka qenë postulate kryesorë i BDI-së, parti kjo e cila integrimin e ka edhe pjesë të emrit. Por 15 vite që nga formimi I BDI-së dhe pas 13 viteve qeverisje, Maqedonia nuk ka përparuar në procesin integrues, por disa herë ka qenë edhe shumë afër humbjes së rekomandimit për hapjen e negociatave./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori