Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se ai është për mbajtjen e taksës, por nuk është i sigurt nëse taksa mund të mbahet deri në fund.
Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ai është kundër heqjes së taksë pa kushte.
“Jam edhe si PSD edhe si delegacion eja të shohim sa mund të mbajmë taksën. Por nuk jam i sigurt nëse mundemi ta mbajmë deri në fund. Propozimi ynë edhe si PSD ka qenë që t’i vendosim Serbisë një listë me kushte”.
Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë ka thënë se nëse taksa mund të mbahet do të përdorej në negociata.
“Taksa do të duhej të ishte në letër si pjesë e dialogut me Serbinë, në mënyrë që Kosova të përfitoj më shumë në negociata”.
I pari i PSD-së ka thënë se tregu i Kosovës nuk mund t’i jepet falas Serbisë.
“Pas gjithë ofensivës që Serbia ka bërë ndaj Kosovës, tash ne t’i lejojmë asaj të vjen të bëj treg në territorin tonë?!”.
Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë ka thënë se Thaçi dhe Haradinaj duhet t’i unifikojnë qëndrimet sa i përket taksës.
“Nuk bëhesh antiamerikan nëse thuash se nuk e heq taksën. Por duhet të kuptojmë se edhe Amerika ka interesa. Amerika po thotë se interesi i tyre është që të ketë marrëveshje Kosovë – Serbi”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Krasniqi viziton Thaçin në Hagë: Biseduam për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë

Aksi Shëngjin-Velipojë, drejt përfundimit. Shkurton distancën dhe nxit zhvillimin ekonomik e turizmin në veri

LSDM: Të publikohet marrëveshja me kompaninë private për menaxhimin e parkingut në Qendrën Klinike

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja