Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët, e veçmas për prindërit që i dërgojnë fëmijët e tyre në Kopshtin "Xixëllonjat".

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se edukatorja e kopshtit “Xixënjollat” ka dalë negativ në testin për COVID-19.


Me këtë rast ai theksoi se nesër do të hapet çerdhja “Xixëllonjat”.

Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me COVID-19. /Telegrafi/