Ky është Bashkimi Demokratik për Integrim që na bën të jemi krenarë të gjithëve dhe që më sjellë në kujtesë fillimet e veprimtarisë politike të para 17 viteve, si e filluam dhe tani kemi hy në fazën e pjekurisë, në fazën e ndërtimit e të etablimit. Kështu deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti në Gostivar. Ahmeti më tej tha se BDI është mision i cili vazhdon edhe më tej me gjeneratat pasuese.
“Nga një lëvizje, pjesa dërmuese ushtarake, intelektual të përbuzur e të nëpërkëmbur nga sistemet, arritën të formojnë këtë lëvizje me një mision tanimë legal, dhe për të përmbushur një mision që në shpatulla e kishin bartur gjenerata e gjenerata. Unë sot jam krenarë bashkë me Nevzati, dhe ne e kemi ndarë mendjen që misioni jonë nuk do të ishte i suksesshëm nëse ne nuk ndërtojmë mbi supet tona gjenerata për të vazhduar punën dhe misionin. Nuk do të ishim misionar të suksesshëm nëse këtë nuk e kishim bërë”, theksoi Ahmeti.
Ai periudhën e tanishme e quajti historike për BDI-në dhe për kthesat, siç ai u shpreh, që do pasojnë në të ardhmen.
“Prandaj, ne sot jemi në momentet më historike për familjen tonë të BDI-së, të kthesave të mëdha dhe këto kthesa do të shihen e do të vulosen edhe në Kongresin e radhës që do jetë jo më larg se në dhjetor të këtij viti. Si me Rezoluta ashtu edhe me ndryshimet cilësore që do bëhen në Statutin e BDI-së. Një Statut i cili do i përballojë kohrave, dekadave që do vijnë në të ardhmen”, u shpreh kryetari Ahmeti, duke shtuar se BDI është një thesar ku jetësohen idealet.
“Do ishte vërtetë e pafalshme për ne nëse nuk ndërtonim shtylla të forta për ta ruajtur këtë thesar kombëtar të BDI-së. BDI vërtetë është thesar, ke luftëtar, ke patriot, atdhedashës, njerëz të cilët kanë kontribuar brenda 80 viteve në këtë vend, por idealet jetësohen dhe materializohen brenda kësaj familjes sonë të madhe. Po filluam që nga universiteti, simbolet kombëtare, përfaqësimi i drejtë – çdo gjë shqiptare lidhet me këtë vend, me thesarin tonë të përbashkët, familjen e madhe të BDI-së. Prandaj, mision dhe detyrë e të gjithë neve është që ta forcojmë, ta ruajmë, por edhe mirë të organizuar që t’ju dalim zot dhe të jemi dal-zotës që të bëhemi edhe më të fortë në drejtim të avancimit të çështjes shqiptare në hapësirat tona këtu në Republikën e Maqedonisë”, nënvizoi më tej lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Duke folur mbi kuvendet zgjedhore të cilat i zhvillon BDI, e të cilat janë nga fundi, Ahmeti drejtoi mesazh për ata që marrin pozita në parti: “Betejat e reja që vijnë duhet luftuar”.
“Gjithandej ku shkojë mbahen Kuvende që ua kanë zili të gjithë, kjo është vlerë, kulturë, patriotizëm e atdhetarizëm. Supë më supë, të gjithë bashkë të punojmë e të luftojmë në betejat e reja që na vijnë. Nuk do e kemi lehtë! Vijnë situata të cilat kërkojnë angazhim e trajtim, intelektual, energji të forta. Vendi ynë do të bëhet anëtar i plotë në NATO, vendi ynë në nëntor, ose në pranverën e ardhshme, jam shumë i sigurt që do të debatohet dhe do të hapet negociatat për antarësim të vendit në BE. Ju e keni parë që është trazuar e tërë Evropa për gabimin historik me mos-çeljen e negociatave dhe ky është një proces i pashmangshëm”, theksoi Ahmeti.
Më tej kërkoi nga bashkpartiakët të rrisin cilësinë në të gjitha fushat.
“Na presin detyra të rëndësishme në drejtim të rritjes së cilësisë, në të gjitha fushat: arsim, shëndetësi, infrastrukturë. Na presin punë në drejtim të transparencës në të gjitha institucionet. Veting në të gjitha institucionet, për çdo funksionarë e gjyqtar, kundër drejtësisë selektive. Nuk janë punë aq të lehta këta, por ne kemi energji, kapacitetet dhe kemi investuar për ngritjen e kuadrove që me kujdes e shkencërisht të gjejnë zgjidhje për të gjitha çështjet”, ishte porosia e Ahmetit.
Pas numërimit të votave, Ahmeti tha se sonte në Gostivar ka një fitues- është Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Sot nuk fitoi as Bashkimi e nuk humbi Nexhatiu, sot ka fituar BDI. Prandaj, ju urojë sukses si degë e Gostivarit”, uroi Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri