LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Në dhjetor vijnë 30 autobusë, tetë elektrikë

Ahmeti: Në dhjetor vijnë 30 autobusë, tetë elektrikë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur në lidhje me komunikacionin në kryeqytet.

Ai tha se në asnjë qytet të botës nuk ndodh që komunikacioni të përmirësohet brenda gjashtë muajve, por me planin e mobilitetit, Ahmeti thotë se kjo parashihet të bëhet për 12 vjet.

Tutje, i pari i Prishtinës tha se deri në fund të dhjetorit pritet të vijnë 30 autobusë të rinj, ku tetë prej tyre do të jenë elektrik.


“Tash na kanë dhënë kredinë për 30 autobusë të tjerë ku tetë janë elektrikë dhe deri në fund të dhjetorit pritet të blihen këta”, është shprehur Ahemti për Klan Kosova.

Por sipas tij, kolonat do të reduktohen kur të ndërtohet unaza e brendshme e kryeqytetit në vlerë prej 120 milionë eurove, paratë e së cilës do ti sigurojnë me kredi e ndihmë nga qeveria dhe sipas llogaritjes së tij, kjo unazë do të lëshohet në qarkullim për vetura në vitin 2024.

Ndërsa, sa i përket ajrit, Ahmeti tha se pa ndryshuar qasja e njerëzve ndaj makinave, ajri do të jetë problem

“Në fund, pa ndryshuar qasja e njerëzve ndaj makinës është pak problem. Sepse, të njëjtit njerëz që ankohen për ajrin gjatë dimrit, gjatë verës i kanë nga tri makina”, është shprehur Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori