Sergio Aguero nuk do të dënohet nga FA, për goditjen që i bëri tifozit të Wigan në ndeshjen që skuadra e tij e humbi 1-0. 

Goli i Will Grigg vendosi takimin, ku Manchester City u eliminua nga kjo garë prestigjioze.


Sipas investigimit të FA, ishte tifozi i Wiganit, ai që e provokoi lojtarin duke u futur në fushë.

4963B50400000578 5410495 Manchester City s Sergio Aguero reacts with fury and is held bac a 2 1519123830688 Aguero duke goditur tifozin

Aguero e qëlloi me bërryl tifozin i cili ishte afruar afër tij, ndërsa lojtari u shoqërua në tunel nga një anëtar i stafit të Manchester Cityt.

Edhe pse Aguero ka shpëtuar, klubet janë vënë nën akuzë nga FA.

"Të dyja klubet si; Wigan Athletic dhe Manchester City janë akuzuar për dështim në kontrollin e lojtarëve të tyre në lidhje me përjashtimin e Fabian Delph gjatë ndeshjes së Emirates FA Kupë".

49632D8100000578 5410495 Wigan manager Cook appeared to be shouting at the Manchester Cit a 17 1519123831035 Guardiola dhe trajenri i Wigan

"Klubet kanë të drejtë të përgjigjen deri në orën 18:00 të ditës së premte më 23 shkurt 2018 për t'u përgjigjur", thuhet në komunikatën e federatës angleze.

City dhe Wigan janë të detyruara gjithashtu të qortojnë tifozët e tyre për trazirat në fushë, sidomos në fund të ndeshjes kur fusha e futbollit u pushtua nga fansat.

49638E7C00000578 5410495 A piece of the advertising hoardings is thrown in the direction  a 14 1519123831018 Tifozët duke sulmuar policët

Disa prej tyre goditën policët me tabelat reklamuese që ishin rreth stadiumit.

Policia njoftoi se kishte arrestuar dy persona, me dyshimin për zënka pas një incidenti jashtë fushe. /Telegrafi/

telegrafi sport app